Formular regjistrimi - Konsultimi mbi Udhëzimet e BE-së për Shoqërinë Civile 2021-27, në Kosovë (Afati i regjistrimit: e hënë, 22 shkurt, 2021)

  Në kuadër e projektit të Asistencës Teknike të financuar nga BE për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (EU TACSO 3), kemi kënaqësine t'ju ftojmë të merrni pjesë në një konsultim mbi Udhëzimet për Mbështetjen e BE-së për Shoqërinë Civile në Rajonin e Zgjerimit për periudhën 2021-2027. Konsultimi do të mbahet të mërkurën, më 24 shkurt 2021. Konsultimi ka të bëjë me rishikimin dhe azhurnimin e Udhëzimeve që tashmë janë përdorur në periudhën 2014 - 2020.

Udhëzimet shpjegojnë se si BE-ja do të mbështesë shoqërinë civile në rajon në periudhën 2021 -2027, në veçanti përmes programit Civil Society Facility. Udhëzimet janë të destinuara për një audiencë të trefishtë:

  • Për stafin e BE-së: t'i ndihmojë ata në përgatitjen dhe zbatimin e mbështetjes së BE-së për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë; në monitorimin e efektivitetit të mbështetjes; dhe në analizimin situativ të IPA në lidhje me shoqërinë civile;
  • Për politikë-bërësit dhe administratorët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: të kuptojnë standardet drejt të cilave aspiron aspekti i DG NEAR në drejtim të mbështetjes së përfituesve të IPA për shoqërinë civile në kontekstin e zgjerimit të BE - veçanërisht në aspektin e mjedisit mundësues për stimulimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin e politikave publike dhe procesin e integrimit në BE;
  •  Për shoqërinë civile në rajon: të njohë standardet drejt të cilave vepron DG NEAR në lidhje me kapacitetin, efektivitetin, qëndrueshmërinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e tyre.

Udhëzimet, dhe në veçanti korniza e tyre e rezultateve, sigurojnë objektiva konkrete, synime, tregues dhe standarde në mbështetje të këtyre përpjekjeve.

Rishikimi i Udhëzimeve është kryer nëpërmes pjesëmarrjes. Versioni i mëparshëm i Udhëzimeve dhe drafti i parë i kornizës së rezultateve të Udhëzimeve të rishikuara janë në dispozicion në www.tacso.eu. Në Dhjetor 2020, TACSO lëshoi ​​një thirrje për kontribute me shkrim për rishikimin nga organizatat e shoqërisë civile. Në janar 2020, një konsultim rajonal për shoqërinë civile dhe autoritetet publike u zhvillua në Shkup. Tani janë duke u organizuar konsulta me secilin vend përfitues të IPA-së, për të prezantuar dhe diskutuar Udhëzimet me organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike, donatorët dhe të tjerët, me qëllim që të pranohen reagime për finalizimin e tyre.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, eventi do të mbahet online. Gjuha zyrtare e eventit është anglisht me përkthim simultan në gjuhën shqipe dhe serbe.

Ju lutemi të regjistroheni në këtë link deri të hënën, më 22 shkurt, 2021 në 17:00. Agjenda dhe linku i takimit do të dërgohen pas regjistrimit.

Informata të tjera mbi Udhëzimet dhe procesin e konsultimit janë në dispozicion në www.tacso.eu  

 

   

Na ndihmoni të ju njohim më mirë!
Emri i Organizatёs
Organizata e Shoqërisë Civile: Shoqëria civile i referohet të gjitha formave të veprimit shoqëror të kryera nga individë ose grupe që nuk kanë lidhje me Shtetin dhe as nuk menaxhohen prej tij (EUR-Lex Glossary: https://eur-lex.europa.eu/summary/glossary/civil_society_organisation.html )