Formulari i aplikimit - Programi IPA III për shoqërinë civile dhe mediet (CSF) 2021-23 dhe Instrumenti demokraci dhe të drejtat e njeriut (DHR) për Kosovë*, Takim konsultativ (Afati i fundit për regjistrim: E martë, 8 Shkurt 2022)

Projeti i EU TACSO 3 po organizon një konsultim online për “Programin IPA III për shoqërinë civile dhe mediet (CSF) 2021-23 dhe Instrumentin për demokraci dhe të drejtat e njeriut (DHR)” për Kosovë*. Ngjarja do të organizohet të enjten, më 10 shkurt 2022, në orën 10:00.

Qëllimi i ngjarjes është të prezantojë sektorët/temat prioritare të thirrjeve për financim nga BE në kuadër të programeve CSF/media dhe EDIHR gjatë vitit 2022.

Përpara publikimit të çdo thirrjeje, këta sektorë prioritarë të programit parashikojnë konsultime me palë të interesit si p.sh. shoqëria civile, media si dhe aktorë të tjerë.

Konsultimi do të fokusohet në rëndësinë për sektorët/temat si dhe në modalitetet më të rëndësishme për zbatim.

Sektorët prioritarë janë:

• Qëndrueshmëria e organizatave të shoqërisë civile;

• Liria e shprehjes dhe qëndrueshmëria e medias;

• Luftimi i diskriminimit.

Për detaje të mëtejshme mbi sektorët prioritarë, mbi Programin e IPA-s për Shoqërinë Civile dhe Media 2021–23, ju lutemi klikoni këtu.

Ngjarja do të mbahet on-line në anglisht me përkthim në gjuhën shqipe, serbe dhe të shenjave. Linku i Zoom do të dërgohet pas afatit të regjistrimit.

Rendin e dites mund ta downloadoni ketu. 

Për të marrë pjesë në konsultim, ju lutemi regjistrohuni deri të martën, 08 shkurt 2022, ora 17:00.


* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Na ndihmoni të ju njohim më mirë!
Emri i Organizatёs
Organizata e Shoqërisë Civile: Shoqëria civile i referohet të gjitha formave të veprimit shoqëror të kryera nga individë ose grupe që nuk kanë lidhje me Shtetin dhe as nuk menaxhohen prej tij (EUR-Lex Glossary: https://eur-lex.europa.eu/summary/glossary/civil_society_organisation.html )