Formular regjistrimi - Konsultim Kombëtar dhe Takim Validues mbi Raportin e BE-së për Vlerësimin e UShC 2020 në Kosovë* , e martë, 7 shtator 2021 (Afati i regjistrimit: E premte, 3 shtator 2021)

Si pjesë e mandatit për të rishikuar dhe ofruar monitorim sipas Udhëzimeve të BE -së për Shoqërinë Civile, për nevojat e DG NEAR në baza vjetore, projekti EU TACSO 3 dëshiron t'ju ftojë në konsultimin në nivel kombëtar dhe në takimin validues mbi Raportin e Vlerësimit të BE-së për UShC 2020 në Kosovë. Takimi do të zhvillohet online të martën, 7 shtator 2021, në orën 10:00.

Qëllimi i takimit validues është të paraqesë gjetjet në nivel rajonal si dhe gjendjen e mjedisit mundësues dhe kapacitetet e OSHC-ve në Kosovë. Për më tepër, takimi do të synojë të sigurojë vlefshmërinë e rezultatit të vlerësimit dhe të diskutojë rekomandimet e paraqitura në Raport, si dhe të sigurojë që përfaqësuesit e OSHC-ve dhe aktorët e tjerë të përfshihen në mënyrë aktive në këtë proces. Takimi  organizohet në bashkëpunim me Delegacionet e Bashkimit Evropian në secilin nga vendet përfituese të IPA-s dhe me Qendrat Kombëtare Burimore (NRC). Bazuar në kontributet e marra në sesionet e konsultimit dhe të validimit do te behet finalizimi i Raportit përfundimtar si dhe publikimi i tij.

Përgatitja e Raportit të Vlerësimit për vitin kalendarik 2020 është pjesë e monitorimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe u krye në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN). Procesi konsistoi ne dy faza: (i) mbledhja e të dhënave (rishikimi i materialeve, sondazhi i OSHC-ve, grupet fokus dhe intervistat) përfshiu mbi 630 përgjigje nga sondazhet, 28 fokus grupe me 173 përfaqësues dhe intervista me 70 aktorë të ndryshëm, (ii) analiza dhe sinteza e të dhënave në një Raport Rajonal. I gjithë procesi i mbledhjes, analizës dhe sintezës së të dhënave u bazua në punën e mëparshme të ndërmarrë në vitin 2019, në mënyrë që të vëreheshin tendencat dhe zhvillimet në secilën nga fushat e monitoruara të kornizës së rezultateve të Udhëzimeve / Guidelines. Gjithashtu, këtë vit, fokus i veçantë iu kushtua efektit të COVID-19 dhe përfundimit të periudhës së Udhëzimeve të BE- së për Shoqërinë Civile. Raporti i plotë për ciklin e mëparshëm vjetor të monitorimit 2018-2019 mund të gjendet ketu. Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të mbahet on-line.

Gjuha zyrtare e takimit është anglishtja, megjithatë do të ofrohet njëkohësisht edhe përkthim në gjuhën shqipe dhe serbe.

Ju lutemi regjistrohuni nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në takim këtë , deri të premten më 3 shtator 2021, në orën 17:00. Pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin axhendën si dhe linkun e takimit disa ditë para takimit.


Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Na ndihmoni të ju njohim më mirë!
Emri i Organizatёs
Organizata e Shoqërisë Civile: Shoqëria civile i referohet të gjitha formave të veprimit shoqëror të kryera nga individë ose grupe që nuk kanë lidhje me Shtetin dhe as nuk menaxhohen prej tij (EUR-Lex Glossary: https://eur-lex.europa.eu/summary/glossary/civil_society_organisation.html )